Çfarë përfitime na sjell Edukimi.net?

  • Edukimi.net është një sistem komplementar i arsimit formal në Kosovë i cili ofron kurse me anë të internetit dhe është një sistem me përmbajtje shumë të pasur edukativo - arsimore.

 

  • Të gjitha lëndët e shkollës fillore janë të bazuara në planprogramin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të Republikës së Kosovës (MASHT).

 

  • Temat e ilustruara me shembuj shumëdimensionalë u ndihmojnë nxënësve t'i kuptojnë mësimet nga thelbi.

 

  • Duke ofruar lehtësi në mësimnxënie, fëmijët tuaj motivohen dhe në këtë mënyrë koha e të mësuarit për ta bëhet e dëshirueshme.

 

  • Në këtë sistem janë të përfshira animacione tre dimensionale, interaktivitete, burime të shumta shtesë, video të ndërlidhura me mësimin dhe teste vlerësuese.

 

  • Ky program u ndihmon nxënësve të zhvillojnë aftësi të tilla si: të menduarit kritik, analizat e problemeve dhe aftësi interpretimi.



Edukimi.net i motivon nxënësit


Ka nxënës që mësimin e kuptojnë duke lexuar, dikush e kupton më mirë duke dëgjuar e të tjerë nëpërmjet animacioneve të ndryshme. Këto mënyra për mësimnxënie janë të paraqitura në një botë interaktive tek edukimi.net.


Aktivitetet e shumta të cilat përfshijnë animacione tre dimensionale i tërheqin nxënësit për mësim. Edukimi.net e shndërron kohën e mësimit në argëtim.
Largimi i shprehisë së memorizimit është një sukses tjetër për nxënësit e cila përfitohet vetëm tek edukimi.net.


Kuizet gjatë shikimit të videove, testet vlerësuese dhe metodat e tjera u ndihmojnë nxënësve të identifikojnë mësimet që duhet t'i punojnë përsëri, në mënyrë që të korrigjojnë gabimet e tyre.

Të dashur prindër!


Edukimi.net ju ofron fëmijëve tuaj mundësi shtesë për mësim dhe njëkohësisht ju ofrun juve pasqyrë reale të zhvillimit dhe edukimit të fëmijës tuaj. Prandaj, mos e humbisni as edhe një ditë të vetme:
Abonuhuni tani!
fillo mësimin menjëhere