Mos fleni, por koncentrohuni në mësim!


Shpesh ndodh që nga mos - koncentrimi të harrojmë atë se çfarë kemi lexuar më parë. Për të evituar këtë, edukimi.net ka krijuar sistemin e kuizeve ku gjatë shikimit të video ligjëratave do të ketë pyetje rreth temës që aktualisht është duke u shpjeguar. Kjo zbatohet për të kontrolluar se a është kuptuar mësimi nga ana e juaj dhe kështu në rast se nuk e keni kuptuar mund të ktheheni dhe ta shikoni atë pjesë përsëri.


Edukimi.net nuk ka për qëllim memorizimin e përmbajtjeve mësimore, por përmes tij synohet identifikimi i mangësive lidhur me temën e caktuar. Edukimi.net ju jep "reagime" të menjëhershme e kjo ju ndihmon që të mësoni gjërat më shpejt dhe më saktë.


Pa teste s`ka lezet!


Nuk mund t`i shmangeni testeve, më mirë është të pajtoheni me testet vlerësuese. Edukimi.net me përmbajtje të pasur të pyetjeve dhe përgjigjeve, ju garanton sukses në vlerësimet tuaja shkollore.


Fusha e veçantë e testeve në çdo kapitull shërben për matjen e nivelit të njohurive të arritura.

Rezultatet e çdo testi ruhen automatikisht në sistem kështu që ju mund të shihni qartazi progresin e arritur nga ana juaj.

Të dashur prindër!


Edukimi.net ju ofron fëmijëve tuaj mundësi shtesë për mësim dhe njëkohësisht ju ofrun juve pasqyrë reale të zhvillimit dhe edukimit të fëmijës tuaj. Prandaj, mos e humbisni as edhe një ditë të vetme:
Abonuhuni tani!
fillo mësimin menjëhere